Vijojnë riatdhesimet e qytetarëve shqiptarë
Riatdhesimet e qytetarëve shqiptarë të bllokuar jashtë kufijve për shkak të masave kufizuese ndaj COVID-19 vijojnë edhe ditën e sotme.
Sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sot do të ketë dy fluturime nga Milano dhe Stambolli. Ndërsa në 30 prill sërish nga Italia, Milano dhe Romë.
Riatdhesimet, më 29 prill:
Fluturimi Milano-Tiranë në orën 10:15-12:15
Fluturimi Stamboll-Tiranë në orën 21:30-22:00
Riatdhesimet më 30 prill
Fluturimi Milano-Tiranë në orën 12:30-14:30
Fluturimi Romë-Tiranë në orën 19:20-20:40
Riatdhesimet, më 1 maj
Fluturimi Frankfurt-Tiranë në orën 15:30-18:15
Riatdhesimet, më 2 maj
Fluturimi Londër-Tiranë në orën 15:00-19:05.
Të gjithë qytetarët që zbresin në aeroportin e Rinasit drejtohen për në hotelet karantinë në Durrës ku do të qëndrojnë për 14 ditë përpara se të bashkohen me familjen. /ATSh























