Edhe Interi i hynë garës për Willian
BKT
Sport

Edhe Interi i hynë garës për Willian

Klubi italian, Inter është klubi i radhës që është futur në garë për yllin e Chelseas, Willian.

Sulmuesi i londinezëve është në shënjestër të top-klubeve evropiane përfshirë edhe Barcelonën.

Por, tashmë sipas mediave britanike, në garë për lojtarin është futur edhe Interi.

“Nerazzurët” janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Chelsean për transferimin e mundshëm te Willian, i cili do të ishte përforcim adekuat për repartin e sulmit në skuadrën e Antonio Conte.