Shqipëri, niset drejt Turqisë një grup i shtetasve turq të bllokuar
Gjatë përcjelljes së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ishte i pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës.
Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nga Shqipëria është nisur drejt Turqisë një tjetër grupi i qytetarëve turq, në kuadër të operacioneve për kthimin në vendin e tyre.
Gjatë përcjelljes së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” ishte i pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës, ndërsa me flamurin e Turqisë në duar shtetasit turq u nisën drejt Turqisë.
Një prej shtetasve turq që u kthye në vendin e tij ishte Adnan Elmaz, i cili për AA tha se punon në Shqipëri. "Për shkak të pandemisë u mbyllën linjat ajrore dhe mbetëm në Shqipëri. Ambasada na e mundësoi këtë fluturim për Turqi dhe për këtë e falënderojmë", u shpreh Elmaz.
Një tjetër shtetas turk që ishte pjesë e grupit që u riatdhesua ishte edhe Orhan Koçak, i cili theksoi se prej dy vitesh punon në Shqipëri.
"Një herë në dy-tre muaj shkonim në Turqi, por kishim vështirësi për shkak të punës. Këtë vit vendosëm që këtë Bajram ta kalonim në Turqi, por doli kjo sëmundje. Fatmirësisht na doli për zot dhe në krah shteti jonë. Sot kemi fluturimin për në Turqi dhe për këtë jam shumë i lumtur pasi do ta kaloj Bajramin pranë familjes time. Falënderoj shumë presidentin tonë. Zoti e ndihmoftë shtetin tonë", tha Koçak.
Në këtë fluturim me avionin e kompanisë Air Albania janë 7 shtetas turq të moshave të ndryshme që ishin me qëndrim të përkohshëm apo për arsye pune në Shqipëri, ndërsa së bashku me të janë nisur në Turqi edhe 4 shtetas shqiptarë.
Kujtojmë se më 21 prill nga Shqipëria u riatdhesua një grup tjetër i shtesave turq që ishin bllokur për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19.
Turqia gjatë javëve të fundit ka kryer disa operacione për kthimin në vend të shtesave turq të bllokuar për shkak të masave kundër përhapjes së COVID-19 në vende të ndryshme.























