U shkarkua nga Tottenham, Pochettino favorit për stolin bardhezi
BKT
Sport

U shkarkua nga Tottenham, Pochettino favorit për stolin bardhezi

Newcastle pritet të jetë një tjetër skuadër, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, kjo për shkak se tani klubi ka një pronar të ri, bëhet fjalë për sheikun Arab, Jasir Al-Rumajan, i cili do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Ky i fundit ka premtuar se do të ndërtojë një skuadër të madhe me lojtarët më të mirë në qarkullim. Drejtimi i skuadër pritet t’i besohet ish-trajnerit të Totenhemit, Mauricio Pochettino, i cili shihet si favoriti për stolin.

“Sky Sport” raporton se trajneri argjentinas do të jetë i pari që do afrohet te Newcastle dhe e gjithë merkato do jetë në dorën e tij, për të afruar lojtarët që ai dëshiron, raporton oranews.

Pronarët e rinj thuhet se i kanë premtuar trajnerit një kontratë, nga e cila do të fitonte 19 milionë paund në sezon, duke u bërë tekniku i dytë më i paguar, pas Guardiolës që përfiton 20 milionë paund në vit te Manchester City.