Behramaj: Sveçla i dha leje Jabllanoviqit për të lëvizur lirshëm
BKT
Lajme

Behramaj: Sveçla i dha leje Jabllanoviqit për të lëvizur lirshëm

Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i ka dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin e Kosovës edhe Aleksandër Jabllanoviqit.

Sipas tij, Vetëvendosje në pushtet qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën.

Postimi i plotë:

Xhelal Sveçla, si ushtrues detyre i ministrit, dje i paska dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë edhe Aleksandër Jabllanoviqit, ish-ministrit të shkarkuar, i cili nënat që nuk i kishin lejuar pelegrinët serbë të hynin në Gjakovë i kishte quajtur edhe egërsira. Lëvizja Vetëvendosje atëherë e kishte shfrytëzuar këtë deklaratë të poshtër të tij për të organizuar protesta të dhunshme gjithandej Kosovës, duke e djegur në fund edhe objektin e Qeverisë. Tash qytetarët i kanë izoluar, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kërcënojnë me arrestime, kurse Aleksandër Jabllanoviqit i japin edhe leje speciale për të lëvizur në tërë Kosovën. Na ka mbetur neve të skuqemi për paturpësinë e tyre!

Image may contain: 10 people, crowd and outdoor


MË SHUME NGA Lajme