SHBA ofron ndihmë për 35 mijë dosjet që presin në Gjykatën e Lartë
BKT
Shqipëri

SHBA ofron ndihmë për 35 mijë dosjet që presin në Gjykatën e Lartë

Në një kohë kur vetingu nuk ka përfunduar ende, në sirtarët e Gjykatës së Lartë presin për t’u marrë në shqyrtim 35 mijë dosje.

Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë juristësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

"Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur", thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë.


MË SHUME NGA Shqipëri