Everton përgatit kontratën për James Rodriguez
BKT
Sport

Everton përgatit kontratën për James Rodriguez

Everton i ka ofruar kontratë sulmuesit të Real Madrid, James Rodriguez.

Sipas mediave spanjolle, Rodriguez i është ofruar kontratë katërvjeçare për t’i bashkuar klubit nga Liverpool.

Mirëpo, Everton thuhet se nuk ka gati paratë që kërkon Real Madrid, vlerë 40 milionë euro.

Arsenal, Chelsea dhe Wolves gjithashtu kanë interesim për kolumbianin, të cilin e shohin si lojtari i duhur për mesfushë.

Por, shkaku i Carlo Ancelottit që ka punuar me James, Everton shihet si favoriti kryesor.