​Valbon Krasniqi: Rekord i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë
BKT
Lajme

​Valbon Krasniqi: Rekord i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Pas shtimit të rasteve me koronavirus në nivel vendi, në tre ditët e fundit ka një rënie të theksuar të rasteve të reja dhe njëkohësisht ka shënuar rritje numri i personave të shëruar.

Derisa sot janë shënuar vetëm nëntë raste të reja me koronavirus, infektologu Valbon Krasniqi thotë se është shënuar rekord sa i përket të shëruarve, ku vetëm brenda tri ditëve të fundit janë gjithsej 83 pacientë të shëruar, duke bërë kështu që sonte në klinikë të jenë për trajtim vetëm 36 pacientë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore kundër përhapjes së COVID-19, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të mposhtet kjo sëmundje e rrezikshme.

“Virusi do të shkon nga këtu. Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu. Mos i gjykoni të sëmurët. Mos i fajësoni. Mos i stigmatizoni. Ata nuk janë fajtorë. As ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë. Fajtor i vetëm në këtë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundimisht këtë aftësi virusit. Pastërtia është gjysma e shëndetit - e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj kujdesu për higjienën personale dhe mbaj distancën sociale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme