Rita Ora izolohet me këtë personazh të famshëm për ta përgatitur albumin
BKT
Magazina

Rita Ora izolohet me këtë personazh të famshëm për ta përgatitur albumin

Rita Ora është duke e përgatitur albumin e saj të tretë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, nuk po ndalet as nga karantina, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo nga vetizolimi është në përgatitje të albumit të saj të tretë.

“The Sun” shkruan se Rita dhe Josephine po punojnë për të nxjerrë këngë të reja dhe gjatë karantinës të përfundojnë albumin.

“Ajo është e vendosur të bëjë progres në album dhe asgjë tjetër nuk po ndodh. Si një muzikante që Josephine është, ka vendosur që ta ndihmojë”, tha një burim për “The Sun”.

Burimi ka shtuar gjithashtu se Rita ka shkruar dhe ka regjistruar disa këngë.

Albumi i saj i fundit është “Phoenix” i publikuar në vitin 2018, i cili rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare.


MË SHUME NGA Magazina