Rita Ora e interpreton me shumë emocion këngën e famshme “Change the world”
BKT
Magazina

Rita Ora e interpreton me shumë emocion këngën e famshme “Change the world”

Kohët e fundit ajo zbuloi se sa e lumtur ishte që kënga e re “How To Be Lonely” po u ndihmon njerëzve të cilët po qëndrojnë të mbyllur.

Për të mos e lënë me kaq, Rita Ora i argëtoi fansat e saj duke  sjellur edhe një ‘cover’ të ri, të një kënge të famshme.

Bëhet fjalë për këngën “Change the World” të këngëtarit të mirënjohur Eric Clapton.

“Unë kam qenë e emocionuar shumë për t’jua treguar gjithë këtë! ‘Cover’-i im “Change the world”nga Eric Clapton është i disponueshëm tani! Shikojeni dhe më tregoni se çfarë mendoni”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e videos.

29-vjeçarja raportohet se po qëndron me pesë nga miqtë e saj në një pronë rurale në Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore, ku ata shkuan së bashku për të regjistruar albumin e ri të Ritës, por mbetën aty pasi kryeministri britanik mori vendimin që të ndalohen të gjitha lëvizjet, duke futur Londrën në karantinë.


MË SHUME NGA Magazina