Cakaj: Shqipëria, e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve
BKT
Shqipëri

Cakaj: Shqipëria, e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve

Shqipëria është e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve kyçe në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

“Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide” sqaroi Cakaj lidhur me video-konferencën.

Po ashtu, Cakaj theksoi se në video-konferencë, pavarësisht rrethanave të pazakonta, u shpalos puna e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe u theksua përkushtimi për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit.

“Kjo është thelbësore për të përparuar edhe me tutje në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, përfundoi Cakaj.


MË SHUME NGA Shqipëri