"Duhet Specalja të dënojë ish-komandantët që VV të sillet si të do"
Njohësi i zhvillimeve politike nga Shqipëria, Indrit Vokshi, thotë se duhet Gjykata Speciale të merret me ish-komandantët e UÇK-së, në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje të sillet me qytetarët e tjerë të Kosovës ashtu si do vetë.
Sipas tij, për momentin Pacolli është targeti perfket për t’u treguar forca.
Shkrimi i tij i plotë:
E di si më duket Behgjet Pacolli?! Si Lef Nosi (Elefter Nosi). U erdhi Xhaferr Deva me batalionin "Kosova" në Tiranë. U tha më jepni mbështetje si qeveri dhe futem i zhduk komunistët atje ku janë, në Skrapar a Labinot dhe skanë mundësi të marshojnë drejt Tiranës. Jo, i tha, se pavarësisht se komunistë, janë djemtë tanë. Sapo ata erdhën, të parit ia krisën Lef Nosit. Edhe Pacolli, ka shkruar tani dhe i ka kujtuar Kurtit "Unë votova qeverinë tënde", "Unë nuk e mbështeta mocionin kundër teje..". "Pse linçim ndaj meje..". Behgjet, bac, ose vërtet nuk e kupton ose nuk po e di. Nuk ka hiç rëndësi çfarë ke bërë ti, a i ke mbështetur apo mbrojtur. Është filozofia e tillë, ti je gjahu e kurbani perfekt për tu flijuar për kënaqësi të idhullit Lenin. Je pasanik, ske ushtri private për t'i frikësuar, ske botëkuptim dhune..! 100 herë ta kalon kufinin Ramush Haradinaj me djemt e vet autokolonë e sguxojnë ta ndalojnë. E kaloi Thaçi, nuk guxoi kush ta ndalonte. Se nuk kanë ende takat. Ndaj duhet Gjykata Speciale t'i dënojë këta që etatizmi leninist të sillet si të dojë me ju të tjerët.























