Vitia: Masat e reja hyjnë në fuqi me 4 maj, lehtësimi bëhet në tri faza
BKT
Lajme

Vitia: Masat e reja hyjnë në fuqi me 4 maj, lehtësimi bëhet në tri faza

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, ka mbajtur sot një konferencë për medie rreth masave të reja për menaxhimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka bërë të ditur se nga e hëna (4 maj, 2020) do të zgjerohet koha e lirimit të lëvizjes së qytetarëve, nga 90 minuta në ditë, në tre orë në dy orare (para dhe pas dite)

Ai poashtu ka bërë të ditur se lehtësimi i masave do të bëhet në tri faza.

“Heqja e kufizimeve do të bëhet në tri faza. Faza e parë nga 4 maj  deri në 18 maj. Do të zgjerohet  orari i lëvizjes nga 1.5 në tri orë, njëra paradite njëra pasdite. Gjithashtu hapim këto pjesë të  ekonomisë: Ndërtimtaria, patundshmëria, tregtia me pakicë, zyret konsulencës, dhe orari, ndërkaq lista e veprimtarive do të publikohet”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se faza e dytë do të fillojë më 18 maj, teksa lehtësimet do të bëhen në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

“Faza e dytë, 18 maj deri 1 qershor: Lehtësohen masat varësisht nga rekomandimet e IKSHP-së dhe OBSH-së. Kalimi nga faza e parë në të dytën varet nga të gjithë ne. Nëse nuk kemi rritje të rasteve, natyrisht do të ecim përpara. Nëse infektimet rriten me shpejtësi atëherë do të kthehemi prapa”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme