Arsenal rivalizon Tottenham në garë për Sergio Reguilon
BKT
Sport

Arsenal rivalizon Tottenham në garë për Sergio Reguilon

Me dallim nga shumica e klubeve në botë, Real Madrid nuk është i shqetësuar për krizën e koronavirusit.

“Los Blancos” kanë plotë 36 lojtarë që mund t’i largojnë nëse financat janë negative.

E ndër ta është edhe Sergio Reguilon, që momentalisht është në top formë huazim te Sevilla.

Sipas mediave spanjolle, janë më shumë se 10 skuadra të interesuar për shërbimet e Reguilon, e ndër ta janë dy gjigantët anglez Tottenham dhe Arsenal.

Vlera e Reguilon është plotë 50 milionë euro dhe secila skuadër është e gatshme ta paguajë, kuptohet nëse Real Madrid lejon që ta shesin lojtarin e akademisë.