17:14 / 30.04.2020
AS Roma insiston për Pedro-n
Klubi italian, AS Roma insiston që gjatë kësaj verë, ta blejë sulmuesin e Chelseas, Pedro-n.
Sipas mediave italiane, romakët janë duke e përcjell më kujdes situatën e spanjollit.
32-vjeçarit në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me londinezët, dhe ish-lojtari i Barcelonës është i vendosur që të largohet nga Chelsea.
Krerët e Romës raportohet së kanë përgatitur ofertën në vlerë prej 3 milionë euro në sezone për Pedron, i cili po monitorohet edhe nga disa skuadra tjera evropiane.























