19:19 / 30.04.2020
Publikohet me videoklip “Butterflies” nga Gashi
Gashi sapo lansoi projektin e ri.
Gashi ditë më parë njoftoi fansat se po sjell projektin e ri me titull “Butterflies”, të shoqëruar me videoklip.
Dhe ashtu edhe veproi, reperi sapo publikoi këngën e re, në të cilën sjell edhe video nga fëmijëria, ndërsa pjesë e saj janë edhe prindërit e tij.
Në disa prej skenave, Gashi shfaqet me maskë në fytyrë, ngase klipi i tij u realizua në periudhën e pandemisë, kur të gjithë po qëndrojnë të izoluar për t’i evituar mundësitë e infektimit me COVID-19.
Nesër (e premte) do të publikohet edhe ep-i i ri i Gashit me po të njëjtin titull. Më poshtë mund ta dëgjoni “Butterflies”, kënga më e re nga Gashi.























