Qeveria Kurti nuk arriti ta çojë në konvikt Pacollin, ai shkon në Hajvali
BKT
Lajme

Qeveria Kurti nuk arriti ta çojë në konvikt Pacollin, ai shkon në Hajvali

Ish-presidenti i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, është parë duke u shoqëruar nga autoritetet për në rezidencën e tij në Hajvali.

Ai tha se nuk e di se çka do të ndodhë me të.

“Nuk e di cka do të ndodhë me mua, nuk e di nëse do të vendosem në konvikt apo në Hajvali”, ka thënë Pacolli.

“Unë di aq sa dini edhe ju. Madje ju dini edhe më tepër çka po ndodh politikisht”.

Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.


MË SHUME NGA Lajme