20:38 / 30.04.2020
Pacolli: Sapo arrita në shtëpinë time, sa më mungonte atdheu
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është vendosur në rezidencën e tij, pas mbërritjes nga Aeroporti i Prishtinës.
Ai para mediave tha se nuk e di se nga do ta dërgojnë autoritetet prej aty, por eskorta e tij shkoi drejt rezidencës në Hajvali.
E nuk shkoi shumë kohë dhe nga aty u lajmërua vetë Behgjet Pacolli.
“Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu”, ka shkruar Pacolli në Facebook.























