​Rritet numri i të shëruarve me koronavirus, bie ai i rasteve të reja
BKT
Lajme

​Rritet numri i të shëruarve me koronavirus, bie ai i rasteve të reja

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, prej tyre me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej 7 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga një rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.

Sot janë shëruar edhe 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 271.

Nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.423 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 806 raste, me gjithsej 22 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


MË SHUME NGA Lajme