Masa të reja antikorrupsion: Gjonaj prezanton planin e ri
Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot një draft-plan të ri katër vjeçar lidhur me luftën ndaj korrupsionit i cili do të shtrihet në harkun kohor 2020 – 2023.
Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ministrja Etilda Gjonaj mblodhi sot Komitetin Koordinator Kundër Korrupsionit në një mbledhje të gjerë virtual gjithëpërfshirëse prej 70 vetash, ku ishin të pranishëm anëtarët e komisionit koordinues, përfaqësuesit nga institucionet e pavarura, përfaqësues nga partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Ky draft-plan që ditët në vijim do t’i paraqitet kabinetit qeveritar për miratim, është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në mbështetje me ekspertizë nga Delegacioni i Bashkimit Europian dhe një sërë partnerësh të tjerë strategjik pas një pune gati 9 mujore dhe pas një sërë konsultimesh me instotucinet të cilat duhet të zbatojnë masat e parashikuara.
Zëvendës ministrja Fjoralba Caka ka bërë me dije në rrjetin social Facebook disa nga detajet e këtij takimi dhe draft-plani, të cilat i ka cilësuar si mjaft të frytshme:
“Ministria e Drejtësisë ⚖️, në rolin e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, mblodhi sot Komitetin Koordinator Kundër Korrupsionit në një mbledhje virtuale gjithëpërfshirëse. I tejkaluam vështirësitë e takimeve në distancë, duke garantuar praninë e plot 70 përfaqësuesve kyçë të partneritetit























