09:02 / 01.05.2020
Justin Bieber dhe Arianna Grande paralajmërojnë diçka speciale
Fansat e Justin dhe Ariannës janë në pritjen e njoftimit të tyre.
Diçka është duke ardhur nga dyshja Justin Bieber dhe Arianna Grande, por çfarë kanë përgatitur ata do marrim vesh gjatë ditës.
Këngëtari kanadez bëri një ‘tweet’ ku shkroi ‘Njoftim special’, në të cilën replikoi Arianna duke thënë ‘shihemi të gjithë në atë vend’.
Dhe për ta bërë edhe më interesante menaxheri i të dyve etiketoi këngëtarët në një postim duke u bërë kështu pjesë e ‘lojës’ së tyre.
Se çfarë do thotë kjo, një album? Një duet? Apo një video ‘Live’ mbete ta mësojmë.
























