Beyonce bashkohet me Megan Thee Staillon për remiksin e “Savage”
BKT
Magazina

Beyonce bashkohet me Megan Thee Staillon për remiksin e “Savage”

Beyonce u bashkua për remiksin e këngës “Savage” me Megan Thee Staillon, për lehtësimin e katastrofës, shkruan DailyMail.

Megan, 25 vjeç, përfshiu këngën origjinale në ep-in e saj të ri “Suga”, të publikuar muajin e kaluar dhe befasoi publikun e saj me remiks këtë të premte.

Ajo në këngë thotë se ka veshur “Ivy Park”, referuar linjës së veshjeve që e emëroi në bazë të vajzës së saj, Blue Ivy.

Të ardhurat nga remiksi, artistja do t’i dhuroi në tërësi për “Bread of Life”, një organizatë për lehtësimin e katastrofave, në vendlinjden e Beyonce dhe Megan, Huston.

Megan ishte e emocionuar që Beyonce u bë pjesë e këngës së saj, këtë e pranoi në Instagram.

Edhe Megan, kishte konfirmuar se paratë shkojnë për të ndihmuar Hustonin gjatë pandemisë. 


MË SHUME NGA Magazina