Priyanka Chopra thotë se me vdekjen e Rishi Kapoor përfundoi një epokë
Ka vdekur në Mumbai aktori Rishi Kapoor, në moshën 67 vjeçare pas betejës dy-vjeçare me leukeminë.
Ylli i Bollywood, Rishi Kapoor ka vdekur në Mumbai pas një beteje dy-vjeçare me leukeminë. Ai ishte 67 vjeç, shkruan DailyMail.
Vdekjen e tij, e ka konfirmuar vëllai i tij Randhir, ndërsa lajmi për vdekjen e Kapoor erdhi vetëm disa orë pas vdekjes së një tjetër ylli indian, Irrfan Khan në moshën 54 vjeç, duke bërë një goditje të dyfishtë në industrinë e filmit në Bollywood.
Rishi ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2018 dhe kishte marrë trajtim në Nju Jork vitin e kaluar para se të kthehej në Mumbai.
Në deklaratën e familjes thuhet se ai luftoi dy vjet duke u trajtuar nga sëmundja.
Ai ishte i martuar me Neetu, e cila është gjithashtu aktore që luajti në 12 filma dhe ka dy fëmijë Riddhima dhe Ranbirand.
Rishi ishte një anëtar i dinastisë së famshme të aktrimit Kapoor dhe ishte në kulmin e karrierës së tij në vitet 1970 dhe 80.
Aktorja indiane Priyanka Chopra, ka shkruar telegram ngushëllimi për të, duke thënë se me vdekjen e tij përfundoi një epokë.
“Zemra ime është rënduar. Ky është fundi i një epoke. Rishi, si zemrën tënde të sinqertë dhe talentin tënd, nuk do të hasim kurrë. Ishte privilegj të të njihja”, shkruan ajo.
Ndërsa shton “Ngushëllimet e mia për zonjën Neetu, Ridhima, Ranbir dhe pjesën tjetër të familjes. Pusho në paqe Zotëri”.
Një tjetër yll i Bollywood-it, Amitabh Bachchan përmes Twitter u shpreh i pikëlluar për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.
Edhe kryeministri indian, Narendra Modi tha se Kapoor ishte një talent, duke thënë se ishte i apasionuar pas filmave dhe përparimit të Indisë.
























