Haradinaj: Pajtimi i gjaqeve unifikoi lëvizjen për liri
BKT
Lajme

Haradinaj: Pajtimi i gjaqeve unifikoi lëvizjen për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se aksioni dhe Lëvizja për pajtimin e gjaqeve, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi.

Sipas Haradinajt, tridhjetë vjet më parë filluan ndryshimet e mëdha drejt realizimit të aspiratave tona si popull.

“Te Verrat e Llukës u bashkuan rreth gjysmë milioni pjesëmarrës, në tubimin më madhështor shqiptar të të gjitha kohërave, ku kulmoi iniciativa më fisnike e rinisë sonë, e faljes dhe shtrirjes së dorës së pajtimit. Mirënjohje të përjetshme për të gjitha ata që morën këtë nismë patriotike, drejtuesit e saj Anton Çetta e Zekeria Cana, pajtimtarëve dhe heronjve të këtij aksioni kombëtar, atyre që falën në emër të atdheut e të popullit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme