09:39 / 01.05.2020
Moses rikthehet tek Chelsea
Inter nuk do e aktivizojë klauzolën e blerjes së mbrojtësit Victor Moses, nga Chelsea.
Moses u huazua në afatin e janarit në “San Siro” me mundësi blerje për 12 milionë euro në fund të sezonit, vlerë të cilën Inter nuk do e paguajë.
Nigeriani gjatë këtij sezoni ka bërë shtatë paraqitje për “Neurazurët” duke kontribuar vetëm me një asistim.
Antonio Conte dëshiron ta mbajë Moses, por shkaku i pandemisë së koronavirusit nuk dihet nëse Inter ka para për ta kompletuar transferimin.
Thuhet se gjiganti italian preferon vazhdimin e huazimit edhe për një sezon.























