Rama: 1 Maji më i vështirë në Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Rama: 1 Maji më i vështirë në Shqipërinë

Ditën e punëtorëve kryeministri Edi Rama e lidh me punën e heronjve të heshtur që po luftojnë për të fituar betejën kundër koronavirusit.

Në facebook, në ritualin e përditshëm ku kryeministri Rama uron "mirëmëngjes" e konsideron ditën e parë të këtij muaji maj si më të vështirin në historinë e Shqipërisë demokratike.

"Mirëmëngjes në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton", shkruan kreu i qeverisë.


MË SHUME NGA Shqipëri