09:43 / 01.05.2020
Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, 12 të arrestuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 12 persona në tri qytete të Kosovës, pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për parandalimin e pandemisë.
Sipas Policisë, dy persona janë ndaluar në Prishtinë, pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Tre janë ndaluar në Gjilan dhe shtatë në Prizren.























