Gjoshi: VV-ja e merr për referencë Kushtetutën e Serbisë kundër Thaçit
BKT
Lajme

Gjoshi: VV-ja e merr për referencë Kushtetutën e Serbisë kundër Thaçit

Zyrtari i Partisë Demokratike, Betim Gjoshi e ka quajtur “marrëzi” veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyrtari i Partisë Demokratike, Betim Gjoshi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka cituar kushtetuën e Serbisë në kërkesën që i ka drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rastin e dekretit të presidnetit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit.

Gjoshi e publikoi reagimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë: 

Të kërkosh të mbrosh pushtetin përmes Kushtetutës së Serbisë, e cila ka përmbajtje agresioni mbi Republikën e Kosovës, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Kjo është marrëzia e radhës e Albin K. dhe Vetëvendosjes.

Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin K-së po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë.

Miq të mi!

Edhe sa ditë i kanë mbetë kësaj Qeverie të shkarkuar?

Nuk e kam për asgjë tjetër, veç ta di ku është fundi i marrëzive të Albin K. dhe Vetëvendosjes.

A e shihni se çka paskan bërë në kërkesën e fundit që e kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese?

A e merrni me mend se çka janë në gjendje të bëjnë për të mbajtur një copë pushtet?

Albin K. dhe Vetëvendosje e kanë marrë për referencë, në favor të tyre, Kushtetutën e Republikës së Serbisë për të kundërshtuar Presidentin e Republikës së Kosovës që ka caktuar mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Kjo nuk është një përpjekje juridike për të triumfuar në një temë të caktuar. Kjo është marrëzia e radhës e Albin K. dhe Vetëvendosjes.

Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin K-së po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë.

TË KËRKOSH TË MBROSH PUSHTETIN PËRMES KUSHTETUTËS SË SERBISË E CILA ËSHTË KA PËRMBAJTJE AGRESIONI MBI REPUBLIKËN E KOSOVËS, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Tash jemi në fushën e marrëzisë. 


MË SHUME NGA Lajme