Dua Lipa e ngazëllyer për shtatzëninë e kunatës Gigi Hadid
BKT
Magazina

Dua Lipa e ngazëllyer për shtatzëninë e kunatës Gigi Hadid

Dua Lipa ka zbuluar ngazëllimin e saj përpara se të bëhet “teze” për fëmijën e Gigi Hadid dhe Zayn Malik.

Ndërsa ishte e ftuar në një intervistë për “New Zealand Radio”, Dua u pyet nga gazetari i cili i tha: Teknikisht, do të jesh teze?”.

Ndërsa ishte e ftuar në një intervistë për “New Zealand Radio”, Dua u pyet nga gazetari i cili i tha: “Teknikisht, do të jesh teze?”.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

“Po”, konfirmoi ylli. “Është një lajm shumë emocionues. Jemi shumë, shumë të emocionuar”, tha ajo.

Interpretuesja e hitit “New Rules” pranoi që ajo e dinte për shtatzëninë ‘pak’ para se ajo të konfirmohej të mërkurën.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Gigi Hadid, 25 vjeçare, konfirmoi se po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin, këngëtarin Zayn Malik, 27 vjeçar, gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

“Faleminderit shumë”, i tha Gigi pasi Jimmy e uroi për shtatzëninë.Gigi, për të cilën mendohet se do të sjellë në jetë vajzë, ishte mirënjohëse që ishte në gjendje të përjetonte plotësisht shtatzëninë, tani që është detyruar të qëndrojë brenda për shkak të karantinës. 

Gigi Hadid dhe Zayn Malik (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

 

 


MË SHUME NGA Magazina