14:49 / 01.05.2020
Shqipëria me numër të ulët të rasteve të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 245 testime nga të cilët vetëm 9 kanë dalë pozitiv në COVID-19.
Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se janë konfirmuar pesë raste në Tiranë dhe katër në Krujë.
Që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri janë konfirmuar si të infektuar 782 qytetarë. Prej tyre 488 janë shëruar.
“Situata epidimiologjike paraqitet e qëndrueshme. Kjo tregon se masat e marra, kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet” tha Daja./REL























