5 MVP më të rinj në historinë e NBA – renditja
BKT
Sport

5 MVP më të rinj në historinë e NBA – renditja

Për gjeneratat e reja, kur përmendet ‘MVP më i ri’, emri i parë që vjen në mendje është ai i Derrick Rose.

Sot nëntë vite më parë, asokohe anëtari i Chicago Bulls, Derrick Rose, bëhej MVP më i ri në NBA.

Rose shpallej MVP i vitit 2011, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bulls, duke u bërë njëkohësisht më i riu në historikun e NBA që bën një gjë të tillë.

Por, kush janë 5 basketbollistët më të rinj në NBA që arritën të kurorëzohen me çmimin e MVP?

Më poshtë lajmi.net ua përcjell renditjen.

Bob Pettit, 24 vjeç – St.Louis Hawks, 1955/56

Wilt Chamberlain, 23 vjeç – Philadelphia Warriors, 1959/60

Bob McAdoo, 23 vjeç – Buffalo Braves, 1974/75

Wes Unseld, 23 vjeç – Washington Bullets, 1968/69

Derrick Rose, 22 vjeç – Chicago Bulls, 2011/12