18:32 / 04.05.2020
Pamje nga vila milionëshe e Paul Pogbas
Paul Pogba kishte shpenzuar mbi 2 milionë për një vilë pas transferimit në Manchester.
Lojtari i Manchester United zbuloi se ka mbetur i përqendruar në qëllimet e tij teksa përgatitet për rikthimin e shumë të pritur në fushat e blerta.
Pogba ka qenë i izoluar në shtëpinë e tij luksoze me pesë dhoma gjumi në Cheshire – për të cilën ai pagoi hiç më pak se 2.9 milionë në 2017-tën.
Dhe vila ka të gjitha elementet e nevojshme që ia mundësojnë rikthimin francezit me një ‘boom’ në ‘Teatrin e ëndrrave’ kur të rifilloj sezoni.
Futbollisti ka ndarë së fundmi disa video në Instagram ku shihet duke luajtur me djalin e tij në mini-fushën e futbollit.



























