Colson Whitehead fituesi i ri i çmimit ‘Pulitzer’
Autori amerikan ka shkruar historinë.
Autori amerikan Colson Whitehead është bërë vetëm shkrimtari i katërt që ka fituar dy herë Prmimin Pulitzer për fiction, shkruan CNN.
Autori afrikano-amerikan u nderua për ‘The Nickel Boys’, i cili trajton abuzimin e djemve me ngjyrë në një shkollë të reformave për të mitur në Florida.
Whitehead, një 50-vjeçar nga New York, fitoi çmimin në vitin 2017 në të njëjtën kategori për librin e tij ‘Underground Railroad’.
Para tij, vetëm Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kishin fituar dy herë ‘Pulitzer’.
Çmimet e vitit 2020, të shtyra për disa javë për shkak të koronavirusit, u shpallën nga distanca në dhomën e ndenjes të administratores së Pulitzer, Dana Canedy.
Ato janë ndër çmimet më prestigjioze për gazetarët dhe autorët me qendër në SHBA.
Whitehead ka thënë më parë se është rritur duke dashur të jetë versioni i ‘zi’ i shkrimtarit Stephen King.























