Katy Perry vishet si letër tualeti në emisionin ‘American idol’
BKT
Magazina

Katy Perry vishet si letër tualeti në emisionin ‘American idol’

Katy Perry ka zgjedhur një veshje të veçantë për episodin e ri.

Katy Perry është veshur si një rrotull gjigante letre higjienike në episodin e së dielës të ‘American Idol’, ndërsa numri i kandidatëve u zvogëlua në 11 pas shpëtimit të Makayla Phillips.

Ylli i muzikës pop, 35-vjeçarja, nisi sezonin e 18-të e veshur me njërën nga produktet më të shitura gjatë kohës së pandemisë.

“Vetëm doja të sigurohesha që të gjithë kanë mjaftueshëm letër higjienike në shtëpitë e tyre,” i tha Katy nikoqirit Ryan Seacrest, 45 vjeçar, dhe gjyqtarëve të tjerë Lionel Richie, 70 vjeç dhe Luke Bryan, 43 vjeç.

Kujtojmë se Katy javën e kaluar ishte e veshur me një kostum të dizajnuar si një pako e shampo-nit, këto seri të ‘American Idol’ janë duke u mbajtur në shtëpi për shkak të pandemisë.


MË SHUME NGA Magazina