08:46 / 05.05.2020
Shtyhet premiera e ‘John Wick 4’
John Wick 4’ dhe Keanu Reeves ‘Matrix 4’ nuk do të mbajnë premierën në të njëjtën ditë.
Lëshimi i John Wick 4 është shtyrë deri në vitin 2022, duke e bërë kështu të pamundur publikim në të njëjtën kohë me ‘Matrix’, shkruan Forbes.
Të dy filmat të cilat kanë protagonist yllin Keanu Reeves fillimisht u vendosën për t’u publikuar në të njëjtën ditë, gjë që i kishte nxitur fansat të spekulonin se mund të ishin dy pjesë të së njëjtës histori.
Sidoqoftë, John Wick: Kapitulli 4 tani është zhvendosur nga 21 maj 2021 në 27 maj 2022 për shkak të pandemisë koronavirus. ‘Matrix 4’ aktualisht është planifikuar të dalë në 21 maj.























