Shqipëria me numrin më të lartë të minorenëve të pashoqëruar në Itali
BKT
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të minorenëve të pashoqëruar në Itali

Gjatë vitit 2019 e në tre muajt e parë të vitit 2020, azilkërkuesit minorenë të pashoqëruar shqiptarë janë më të shumtit në numër në Itali e kërkesat e tyre për strehim janë rritur dhe në disa vende të Europës.

Autoritetet italiane, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, UNICEF e Eurostat kanë publikuar të dhënat e fundit mbi situatën e minorenëve të pashoqëruar në Itali e në Europë.

Azilkërkuesit minorenë të pashoqëruar shqiptarë për vitin 2019 e për 3 muajt e parë të vitit 2020 konfirmohen si më të shumtit në numër.

Prej janarit të vitit 2017 e deri më sot numri i azilkërkuesve minorenë të pashoqëruar shqiptarë në Itali është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer nga vendi i katër që ishin tre vite më parë, në vendin e parë për vitin 2019 e në tre muajt e parë të vitit 2020.

Rritje regjistron numri i tyre dhe në disa vende të tjera të Europës. Sipas raportit të Ministrisë Italiane deri më 31 dhjetor të vitit 2019 në Itali janë regjistruar 6054 minorenë të pashoqëruar të strehuar në strukturat për emigrantët nën moshën 18 vjeç, me një reduktim me 43.9% në krahasim me vitin 2018 kur numri i tyre ishte 10 787.

Për vitin 2019 azilkërkuesit minorenë të pashoqëruar me kombësi shqiptare janë më të shumtit në numër në Itali.

Ata janë 1676 e renditen në vend të parë duke përbërë 27.7% të numrit të tyre të përgjithshëm.

Ndësa në vitin 2018 azilkërkuesit minorenë të pashoqëruar shqiptarë në Itali përbënin 14,4% e ishin të dytit në numër pas atyre me kombësi egjiptiane, dhe  në vitin 2017 renditeshin në vend të katër me 9.2% të numrit të përgjithshëm, pas atyre të ardhur nga Gambia, Guinea e Egjipti.

Gjatë vitit 2019 ndër 1676 minorenë të pashqoëruar shqiptarë në Itali, 51 janë femra të cilat vijnë në vend të dytë për numër pas atyre me kombësi Nigeriane.

Për vitin 2019 në Itali është shënuar dhe një rritje e numrit të azilkërkuesve të pashoqëruar të ardhur nga Kosova. Deri më 31 dhjetor 2019 në Itali janë regjistruar 328 azilkërkues minorenë kosovarë, më 2017 numri i tyre ishte 296 e më 2018 ishin 315.

Numri më i lartë i minorenëve azilkërkues shqiptarë jetojnë në rajonet e Toskanës dhe Emilia Romagna, ndërsa ata kosovarë në rajonin e Friuli Venezia Giulia.

Po e njëjta situatë paraqitet dhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2020.

Deri më 31 mars të këtij viti në Itali rezultojnë të regjistruar 5285 azilkërkues minorenë të pashoqëruar.

Ata me kombësi shqiptare renditen në vendin e parë e janë 1597 baraz me 30.3% të numrit të tyre. 44 prej tyre janë femra e të dytat në numër pas minoreneve nga Nigeria që janë aktualisht 53.

Pas minorenëve shqiptarë renditen ata të ardhur nga Egjipti, Bangladeshi, Pakistani, Kosova, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Giunea, Senegali etj.

Deri më 31 mars 2020 në Itali jetojnë dhe 287 azilkërkues minorenë kosovarë, baraz me 5.5% të numrit të përgjithshëm.

Sipas dokumentacionit të autoriteve italiane, brenda një muaji, pra nga 1 marsi 2020 deri më 31 mars 2020 në Itali kanë hyrë 19 azilkërkues minorenë shqiptarë të pashoqëruar e 17 kosovarë. Vetëm për këtë periudhë kohore (1 mars 2020-31 mars 2020) janë të katërtit dhe të pestit në numër pas minorenëve të pashoqëruar të mbërritur nga Egjipti, Afganistani e Bangaldeshi.

Gjatë vitti 2019, në vendet e Bashkimit Europian numri i kërkesave të azilkërkuesve minorenë të pashoqëruar është reduktuar ndjeshëm me 20 %.

Të dhënat vijnë nga raporti i sapopublikuar i Eurostat, që konfirmojnë se  në 2019 në vendet e Bashkimit Europian janë regjistruar 13 800 kërkesa të reja për azilëkërues minorenë të pashoqëruar.

Në Itali numri i kërkesave të rjea ishte 660 e 85% më pak se më 2018 kur u regjistruan 3885.

Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2019 në Irlandë kërkesat e azilkërkuesit minorenë të pashoqëruar shqiptarë kanë qënë më të larta nga çdo kombësi tjetër.

Ndër 50 azilkërkues minorenë të pashoqëruar që kërkuan të strehoheshin në Irlandë, 15 ishin shqiptarë, 10 nga Somalia, 4 nga Siera Leone e të tjerët nga vende të ndryshme.

Dhe në Luksemburg në vitin 2019 janë kërkuar strehim 35 azilkërkues minorneë të pashoqëruar.

10 prej tyre nga Afganistani, 5 janë shqiptarë, 5 nga Eritrea etj.


MË SHUME NGA Shqipëri