Jessie J mahnit me dukjen, ndërsa eksperimenton me flokët gjatë vetizolimit
BKT
Magazina

Jessie J mahnit me dukjen, ndërsa eksperimenton me flokët gjatë vetizolimit

Këngëtarja, Jessie J, 32-vjeçare, provoi disa paruke nga koleksioni i saj ndërsa është izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja angleze dukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan bardh e zi, përpara se ta ndryshonte stilin e flokëve për një version blu të guximshëm.

Jessie J (Foto: Instagram)

Dukej sikur Jessie J ishte akoma në një stil më të vjetër, por ajo ende arriti të dukej në modë.

Përderisa po arrin të argëtojë veten në shtëpinë e saj në LA, është e drejtë të themi se nuk do të mërzitet këtë kohë.

Jessie J (Foto: Instagram)

Ylli anglez gjatë kësaj periudhe po ashtu u përfol për lidhjen me aktorin Channing Tatum, me të cilin është ndarë dhe bashkuar sërish.

Daljet e tyre së fundmi konfirmuan se dyshja janë akoma bashkë.

Javën e kaluar, të njëjtit u panë jashtë për një udhëtim me motor së bashku. 

Jessie J dhe Channing Tatum (Foto: Instagram)


MË SHUME NGA Magazina