Nol Nushi dhe Tomë Gashi përplasen në një diskutim me tensione
BKT
Lajme

Nol Nushi dhe Tomë Gashi përplasen në një diskutim me tensione

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka folur për përplasjen e ndodhur mes anëtarit të PSD-së, Nol Nushi dhe avokatit, Tomë Gashi, pas përfundimit të emisionit "Debat" te RTK. Por Nushi dhe Gashi kanë mohuar se janë rrahur.

Zeka ka thënë se Gashi e fyeu rëndë Nol Nushin, e pas asaj ky i fundit e ka gjuajtur me ujë Gashin.

“Në momentin që kanë shkuar siglat, ka ndodhur brenda studios. Toma e fyu Nolin tepër rëndë. Noli e gjuajti me ujë, ne ndërhymë pastaj. S’lamë të bëhet më e keqe”

“Fyerja ishte tepër e randë, disa herë Toma i ka thënë a i ke ga nanës a motrës. Është shqetësuese kur njerëzit e VV-së kur po e ushqejnë elektoratin e vet me sha e me fy e me denigru”, ka thënë Zeka,

Nga ana tjetër, Nushi ka pranuar se e ka gjuajtur me ujë Gashin. 

“Nuk ka pasur kurrfarë rrahje. As konfrontrim as më të voglin fizik mes meje dhe Tomës. E kemi mbajtur distancën, se e kemi edhe stiautën e virusit. Është e vërtetë deklarata e Milaim Zekës. E kam gjuajtur me ujë Tomë Gashin, se jam ofenduar tepër rëndë”, ka thënë Nushi.

Gashi ka pranuar ekzistimin e tensioneve, por nuk ka pvsur rrahje. 

‘’Unë mendoj që asgjë nuk ka ndodhur që pasi kemi vazhduar me disa minuta debat me stilin e njëjtë të vrazhdë. Nuk dua të intepretoj askënd që pretendon se ka pasur rrahje, por dua të them vetëm se ka pasur debat të nxehtë’’, ka thënë Gashi. 

‘’Ato që kam përmend unë gjithçka është në televizion dhe incizuar. Ai filloi të më përmendte familjen dhe djalin tim duke thënë se Albini nuk fitoi vota sa duhet për tu bërë deptuet. Unë ja ktheva njëjtë dhe nuk ka pasur asgjë të preket. Debati për fitim të votave të djalit tim nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Gjithcka është e incizuar dhe nuk besoj që mund të keqpërdoret. Emisioni ka qenë live dhe nuk besoj që do të ketë ndërhyrje. Nuk ka pasur rrahje dhe besoj që kush aludon në këso gjëra të tilla dëshiron të krijojë debat të panevojshëm’’, është shprehur ai.


MË SHUME NGA Lajme