08:46 / 06.05.2020
Besa është lodhur nga karantina: “Mjaft më”
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka shprehur së fundmi kulmin e mërzitjes së saj, si pasojë e mbylljes së vazhdueshme. Këngëtarja, e cila ka qëndruar e karantinuar e vetme në shtëpinë e saj në Tiranë, përmes një shkrimi të publikuar së fundmi në InstaStory, ka bërë të ditur se është tejet e lodhur nga izolimi.
“Stop mbylljes, mjaft më”, ka shkruar ajo në InstaStory, me shpresën se gjërat do të kthehen së shpejti në normalitet.
Këngëtarja përndryshe ka ndërprerë çdo aktivitet muzikor shkaku i virusit korona, që kur u fut në karantinë. Projekti i fundit muzikor që Besa solli ishte kënga “C’est la Vie” që u publikua në fund të muajit shkurt dhe u prit shumë mirë nga publiku.























