Jonida dhe Romeo kanë publikuar videon e parë të TikTok
BKT
Magazina

Jonida dhe Romeo kanë publikuar videon e parë të TikTok

TikTok është bërë shumë i famshëm gjatë kësaj kohe kur pandemia e virusit korona ka mbyllur të gjithë njerëzit nëpët shtëpi. Së fundmi këtij rrjeti iu bashkuan edhe dy personazhet e njohur shqiptarë, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj.

Dyshja, që edhe duan edhe s’duan të tregojnë që janë çift, kanë realizuar videon e parë së bashku.

Jonida ka ndarë në InstaStory kërcimin e tyre me lëvizjet e famshme të TikTok-ut, teksa shfaqen të veshur ‘matchy-matchy’ me njëri-tjetrin. Me këtë video, ata konfirmuan njëherë e mirë zërat e lidhjes dhe duket se s’kanë ndërmend ta fshehin më nga mediat dashurinë e tyre.

Postimet e tyre të njëjta në rrjete sociale i nxorrën hapur, megjithatë askush prej tyre nuk dëshiroi të pranonte  faktin që vazhdonin të ishin bashkë.


MË SHUME NGA Magazina