09:52 / 06.05.2020
NASA: Tom Cruise xhiron film në hapësirë
Aktori i Hollywoodit Tom Cruise është duke xhiruar një film në hapësirë, tha agjencia hapësinore amerikane NASA.
"NASA është e emocionuar që po punon me Tom Cruise në një film në Space Station. Ne kemi nevojë për mediat e njohura për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t'i bërë realitet planet ambicioze të NASA-s”, ka shkruar në Twitter Jim Bidenstein nga NASA.























