Sot një vit nga tragjedia në Letoni ku humbën jetën dy ushtarët shqiptarë
BKT
Shqipëri

Sot një vit nga tragjedia në Letoni ku humbën jetën dy ushtarët shqiptarë

Sot shënohet një vit nga ngjarja tragjike në Letoni ku Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj humbën jetë gjatë një seancë stërvitore për çmontimin e lëndëve eksplozive.

Në nder të dy efektivëve të FA të rënë në krye të detyrës sot u mbajt një ceremoni përkujtimore në kompaninë EOD, ku e pranishme ishte dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të FA dhe familjarë të tyre.

"Humbëm dy efektivë që treguan potencial në çdo stërvitje e dislokim.Nderim për cdo efektiv të FA të rënë në krye të detyrës. Dëshmorëve të atdheut u detyrohemi një borxh mirënjohje" u shpreh Ministrja.

Ngjarja tragjike ndodhi më datë 6 maj 2019 në Letoni gjatë një seancë stërvitore. Shpërthimi i një mine i mori jetën në vend nëntetares Zarife Hasanaj.

Në gjendje të rëndë në spital u dërgua major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 4 ditë më pas. I vetmi i mbijetuar i shpërthimit ishte nëntetari Julian Kapaj.


MË SHUME NGA Shqipëri