Futbolli në Turqi pritet të rikthehet më 12 qershor
Kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir i ka dhënë fund dilemave nëse do të vazhdojë apo jo kampionati turk.
Ai ka zbuluar se Turiqa mendon t’i kthehet fushave të futbollit më 12 qershor dhe sezoni të jetë i përfunduar në fund të korrikut.
“Ne po e përjetojmë njërën ndër periudhat më sfiduese në histori të njerëzimit. Epidemia e koronavirusit që nisi në Kinë tani e ka rrethuar botën dhe vazhdojë të jetë efektive edhe pas 5 muajsh”
“Për momentin ne kemi vendosur t’i rinisim sezonet e pezulluara në Superligë, TFF Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe Ligën Amatore Regjionale në javën e 12, 13 dhe 14 qershorit, edhe pse kemi edhe skenarë të tjerë”.
“Shpresoj që do t’i përfundojmë ligat tona në mënyrën më të mirë të mundshme në fund të korrikut, që do t’i ndajmë trofetë në fushën e lojës dhe do ta mbyllim sezonin duke e organizuar finalen e Ligës së Kampionëve në gusht”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ozdemir.























