17:17 / 06.05.2020
“Neymar do ishte transferim i mrekullueshëm për Barcelonën”
Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o ka thënë se rikthimi i Neymar është i duhuri për klubin e vjetër.
Barcelona është duke provuar që nga vera e kaluar ta rikthejë Neymar, i cili dëshiron të largohet nga PSG.
Eto’o ka thënë se ky transferim do jetë i mrekullueshëm sepse braziliani është ndër tre lojtarët më të mirë në botë.
“Nuk ka dyshime që është një ndër tre ose pesë lojtarët më të mirë në botë, mund të bëjë ndryshim”.
“Kam luajtur me të dhe ka karakter pozitiv. Një transferim i Neymar do ishte i duhur për Barcelonën”, tha Eto’o.























