Trajneri i njohur udhëzon Haaland: Shko te Liverpooli!
BKT
Sport

Trajneri i njohur udhëzon Haaland: Shko te Liverpooli!

19-vjeçari i Borussia Dortmund, Erling Haaland, është nxitur të bëjë transferimin te Liverpool, në të ardhmen.

Pasi hodhi hapat e para në Ligën e Kampionëve me RB Salzburg, sulmuesi norvegjez tërhoqi interesin e shumë skuadrave elitare të Evropës përpara se të vendosej në një ekip të Bundesligës.

Që nga bashkimi me Dortmundin në janar, Haaland ka dhënë maksimumin e tij duke shënuar 12 gola në 11 ndeshje dhe duke arritur një rezultat të përgjithshëm prej 40 golash.

Alf Ingve Berntsen, i cili ka punuar me talentin 19-vjeçar në Byrne FK, ka pranuar se do të pëlqente të shihte të riun të luante në Premier League për të kuqtë.

Ai i tha për 90Min: “Unë jam një tifoz i Liverpool, kështu që sigurisht që do të doja ta shikoja atë të luante për ta. Futbolli anglez është nga më të njohurit në Norvegji. Dhe shumica e futbollistëve të rinj Norvegjez ëndërrojnë të luajnë në Premier League, ashtu si babai i Erlingut (ish-asesit të Leeds dhe Man City). Unë sinqerisht besoj se ai ka aftësi për të luajtur në një klub të tillë.”