Jesus: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus ka thënë se dëshirojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
City ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm në kampionatin anglez, por ka dështuar për fitimin e Ligës së Kampionëve.
Braziliani ka thënë se është normale që City do ta fitojë Ligën e Kampionëve sepse të gjithë duan.
“Është vështirë të flasësh për presionin te skuadra e cila ka fituar shumë tituj në vitet e fundit”.
“Kemi fituar dy herë Premierë Ligën, Carabao Cup dhe Kupën e Anglisë. Por, sigurisht duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.
“Është gara më e madhe në botë dhe të gjithë duan ta fitojnë, mendoj se është normale”, tha Jesus, transmeton Scanner.
City përball në 1/16 e Ligës së Kampionëve është ndaj Real Madrid, me të cilët kanë avantazhin 2-1, kurse ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad”.























