Montero: Zidane duhet të rikthehet te Juventusi
BKT
Sport

Montero: Zidane duhet të rikthehet te Juventusi

Ish-ylli uruguaian Paolo Monetro, ka thënë se trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane duhet të rikthehet te Juventus.

“Zonja e Vjetër” në të kaluarën arriti të fitojë trofe sa ishte tekniku francez në skuadër.

Ndërsa, Montero beson se me rikthimin e Zidane në stol, ata do arrijnë të fitojnë.

“Njëri i mirë, nuk ka bashkëlojtar që ka luajtur me të dhe ka folur keq, njëri i thjeshtë”.

“Pavarësisht popullaritetit, udhëton nga Madridi për të parë familjen dhe shokët në Marseille. Do të doja ta shihja në stolin e Juventus një ditë”.

“Të gjitha janë duke folur për Pep Guardiola, Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho, por Zidane fitoi tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve”, tha ai.

Zidane edhe këtë sezon vazhdon të jetë kandidat për Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.