19:10 / 06.05.2020
Futbollisti i Torinos del pozitiv në COVID-19
Bota e futbollit assesi të ‘shpëtojë’ nga COVID-19.
Torino përmes një komunikate ka bërë të ditur se një futbollist i tyre ka dalë pozitiv në testet për COVID-19.
“Gjatë testeve të para mjekësore të kryera te lojtarët e Torinos, u shfaq një pozitiv ndaj COVID-19”, thuhet në komunikatën e skuadrës italiane, përcjell lajmi.net.
“Futbollisti, aktualisht simptomatik, u vendos menjëherë në karantinë dhe do të monitorohet vazhdimisht”.
Një pjesë e madhe e skuadrave nga Serie A janë rikthyer në stërvitje individuale, për të qenë të gatshme për vazhdimin e sezonit, ku po presin dritën e gjelbër nga qeveria për një gjë të tillë.























