20:45 / 06.05.2020
Ledri paralajmëron videoklipin e ri?
Ledri Vula la të kuptohej se po vjen me klip të ri.
Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të cilën e realizoi në Brezovicë.
Në fotografinë ku reperi ishte i veshur i tëri në të zeza, ka shkruar “Trandafil i zi”, titulli i një prej këngëve të albumit të tij të fundit.
Ani pse nuk ka treguar saktësisht se a bëhet fjalë për paralajmërim të klipit, mbishkrimi që ia la fotos, fansat në komente ‘vërshuan’ me pyetje lidhur me të.
“Ha ha ha”, mban titullin projekti i fundit nga Ledri Vula, të cilin e solli në bashkëpunim me Vig Poppën.
Për ndryshe, Ledri muaj më parë konfirmoi lidhjen me Sara Hoxhën.























