Dua Lipa rrëfen historinë e refugjatit, të cilin e quan ‘hero’
Dua Lipa diskutoi për pabarazinë gjinore në muzikë, në intervistën e re për “GQ”.
Ylli i pop-it, 24 vjeçe, ka folur për ndryshimet tek artistët meshkuj dhe femra, teksa pozoi për numrin e ri të muajit qershor të GQ, kushtuar punonjësve të shëndetësisë dhe gjithë punëtorëve të tjerë të vijës së parë, shkruan DailyMail.
Duke u paraqitur me një fotosesion për këtë numër, këngëtarja gjithashtu tha se ka qenë krenare për albumin e dytë, duke mbrojtur gjininë femërore si dhe rrëfeu historinë e refugjatit Hassan.
Pavarësisht se është një nga interpretueset me fitim më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, autorja e hitit “New Rules” beson se ka ende një çekuilibër midis trajtimit të këngëtarëve meshkuj dhe femra.
“Mbaj mend që shkova në një shfaqje te… një artist mashkull që në të vërtetë nuk bën asgjë në skenë. Dhe ai u vlerësua me pesë yje ‘, kujton ajo.
“Por pastaj ju keni gra që ngrihen në skenë dhe ato praktikisht bëjnë rrotullime, ndryshime të kostumeve – është një spektakël. Dhe pastaj [kritikët] citojnë çdo gjë të vogël”, shtoi ajo.
Fituesja e çmimeve, e cila bëri historinë në YouTube si këngëtarja më e re femër që arriti një miliard shikime me një video muzikore në vitin 2018, insistoi se është e përkushtuar të inkurajojë gratë e tjera që të marrin role jo konvencionale në muzikë, veçanërisht prapaskenat.
Dua tha: “Ekziston një problem masiv që ndoshta fillon në shkolla, në të cilën vajzat nuk inkurajohen domosdoshmërisht të luajnë më shumë instrumente mashkullore, nuk inkurajohen me të vërtetë të hyjnë në prodhim, ndërsa burrat natyrisht drejtohen në atë rrugë”.
Këngëtarja thotë se mendon që është më e lehtë të flasësh me vajza dhe është më e hapur rreth gjinisë femërore.
Në mars, këngëtarja e hitit “One kiss” lansoi albumin “Future Nostalgia”, pasi rrodhi dy javë para datës zyrtare të publikimit në prill, transmeton lajmi.net.
Dua u rendit e para në Britani me këtë album, me singlin “Don’t Start Now” ka arritur vendin e parë në vende si Irlanda, Kroacia dhe SHBA.
Duke folur për albumin ajo tha “Më duhej të krijoja një album për të cilin do isha vërtet krenare, pa mendimin e njerëzve të tjerë”.
“Nëse do të qëndroja në internt dhe të përpiqesha të ndiqja udhëzimet e tjerëve, unë me siguri do të përpiqesha të rishkruaja “New Rules” pa pushim”, deklaroi ajo.
Ikona e sigurt e muzikës shprehur gjithashtu mirënjohjen për profesionistët e kujdesit shëndetësor që punojnë në luftën kundër koronavirusit.
Ajo shfrytëzoi rastin të ndante historinë e refugjatit Hassan, i cili u regjistrua në skemën vullnetare të punonjësve shëndetësor, për të ndihmuar në dezinfektimin e reparteve të COVID-19 në spitalin lokal në lindje të Londrës.
Dua tha: “Nëse do të më duhej të zgjidhja vetëm një hero, heroi im do të ishte Hassan Akkad i cili pastron repartet e COVID-19 të spitalit “Whipps Cross” në Londër”.
Ai ishte fillimisht një mësues në Damask. Hassan u detyrua të largohej nga Siria pasi u burgos dhe u torturua për pjesëmarrje në protesta paqësore.
‘Kur ai filloi një udhëtim nga Turqia për në Mbretërinë e Bashkuar, ai e vuri veten në një rrezik edhe më të madh duke regjistruar të gjitha gjërat në një aparat fotografik sekret. Ai e bëri atë në atë mënyrë që dokumentari “Eksodi” fitoi një çmim BAFTA më 2016.
Tani ai është duke e vendosur veten përsëri në vijën e parë, për të ndihmuar pacientët dhe stafin mjekësor në luftën kundër COVID-10. Hassan e përshkruan atë si punën më të rëndësishme që bëri ndonjëherë dhe vesh simbolin e “NHS” si një simbol nderi.
“Ai është heroi im sepse bujaria e tij na mëson kaq shumë ndjeshmëri dhe të shikojmë njëri-tjetrin, kudo nga vini dhe kushdo që jeni”, pëfundoi Dua.

























